
Fati në disa raste dhe mungesa e konkretizimit në të tjera, ka bërë që futbollisti shqiptar i Werderit, të mos i gëzohet golit me fanellën e gjermanëve në ndeshjet e fundit. Shumë raste të shpërdoruara nga ana e Rashicës, që kanë bërë edhe tifozët të shfryjnë në disa raste ndaj këtij futbollisti.
Megjithatë, në asnjë moment të vetëm trajneri Kohfeld nuk e ka humbur besimin te lojtari i tij. Në të gjitha rastet, ai ka besuar te Rashica. Së fundmi është përfolur edhe për një largim të mundshëm të shqiptarit nga klubi gjerman, mirëpo një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
Kohfeld vazhdon të besojë te futbollisti i Kosovës, megjithëse të gjithë aktorët kryesorë e kanë të qartë, se është momenti i Rashicës për t’u kthyer protagonistë. “Duke përjashtuar disa ndeshje, të gjithë më janë përgjigjur në mënyrën e duhur. Futbollistët e përfolur? Unë u ofroj atyre besimin, ata duhet ta paguajnë atë”, u shpreh trajneri i gjermanëve. /Shqiperia.ch/