You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Largimi i pashmangshëm, anglezët vetëm tallen me Nuhiun: Sulmues, por dukej si mbrojtës i rivalëve

Largimi i pashmangshëm, anglezët vetëm tallen me Nuhiun: Sulmues, por dukej si mbrojtës i rivalëve

Një situatë e tillë ishte edhe në sezonin e shkuar, por që zgjati më pak… Këtë herë thjeshtë duket e pashmangshme, Atdhe Nuhiu mund të largohet nga Sheffield Wensday, pavarësisht se kontrata e tij me anglezët vazhdon edhe për disa kohë.

Niveli i treguar nga sulmuesi shqiptar që nuk është ai që pritet, përkundrazi, shumë larg asaj që kërkohet tek ekipi anglez. Gjithmonë tifozët e skuadrës së Wensday, kanë se me kë të tallen pas çdo humbje të pësuar: Atdhe Nuhiu!

Ky i fundit është gjithmonë nën shënjestër, me ironitë e ekzagjeruar të vetë mbështetësve të Shefield Wensday, që shpeshherë i tejkalojnë kufijtë. Këtë herë, në humbjen që kjo skuadër ka pësuar ndaj Norwich me rezultatin 4-0, Nuhiu është larguar 20 minuta nga fundi i takimit, për një performancë të dobët.

Tifozët kanë vazhduar avazin e tyre nga rrjeti social “Twitter”, duke e cilësuar Nuhiun si një mbrojtës të ekipit kundërshtar, por kurrsesi jo si një sulmues. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top