You are here
Home > Kombëtarja > Lala trajtohet sërish si legjenda e Hanoverit, batuta me Mertesaker: Ne shqiptarët silleshim mirë me gjermanët!

Lala trajtohet sërish si legjenda e Hanoverit, batuta me Mertesaker: Ne shqiptarët silleshim mirë me gjermanët!

Karriera e Mertesakër ka përfunduar për futbollin e luajtur dhe për këtë ngjarje të veçantë, klubi i Hanoverit ka menduar një organizim në të cilin nuk qëndron jashtë edhe figura legjendare e Shqipërisë, Altin Lala. Një ndeshje miqësore do të zhvillohet së bashku me disa ikona të këtij klubi, ku dikur ka qenë pjesë edhe Mertesaker.

Në një intervistë ndryshe për mediat pranë klubit dhe me shumë humor, Lala që konsiderohet si një legjendë e ekipit të Hanoverit, ka treguar një nga skenat më të bukura, që ka parë Mertesakerin si protagonist.

“Per ishte një djalë shumë i mirë, por ai kërkonte shumë kohë që të hante ushqim. Kur ai ishte i ri në skuadër, ne shkuam për një turne në Basel. Vendosëm të uleshim në tavolinë së bashku, disa futbollistë, ku mes tyre isha edhe unë me Mertesaker.

Ne shqiptarët, por edhe amerikanët, silleshim mirë në përgjithësi me gjermanët dhe qëndruam në pritje deri sa  ai të mbaronte. Por ai vazhdonte të ushqehej shumë, por shumë ngadalë. Ai na thoshte që të ngriheshim dhe të largoheshim nga tavolina pa pritur atë, sepse pjata e tij nuk ishte akoma e përgjysmuar. Ky moment më ka “djegur” disi. Megjithatë për fat të mirë Mertesaker ishte i shpejtë në lojë”, ka thënë Lala. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top