
Fiorentina ka humbur në miqësoren e djeshme ndaj Benfikës me rezultatin 1-2. Një tjetër takim ku trajneri Montela ka aktivizuar mesfushorin shqiptar, Erald Lakti.
Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 77, duke përjetuar një humbje që shkoi paksa përtej miqësores. Të paktën kjo dukej nga reagimet e lojtarëve italianë që u dëshpëruan, pasi u mundën në mënyrë paksa të pamerituar.
Skuadra e Serisë A ishte më e rrezikshme me sulmet dhe shpërdoroi pafundësisht raste, duke i shkuar shumë pranë fitores. Por në sekondat e fundit një pasiguri në prapavijë do të sillte edhe golin e dytë të Benfikës. /Shqiperia.ch/