Naser Aliji duket se po përshtatet mjaft mirë me ekipin e ri të Budapest Honved, që luan në elitën hungareze. Mbrojtësi shqiptar u transferua drejt Honved në fund të muajit gusht dhe me mbërritjen në Hungari ka zënë vendin e titullarit në skuadër. Aliji ka zhvilluar 3 paraqitje me ekipin e tij, prej të cilave 2 në kampionat dhe 1 në kupë, ku arritën të avanconin edhe në fazën tjetër.
Futbollisti nga Kumanova luante më parë me ekipin e Dinamos së Bukureshtit, prej të cilëve u largua me dëshirën e tij, pas problemeve që klubi kishte pjesën e pagesave. Ekipi rumun kërcënonte me mosdhënie të rrogës në rast humbjesh dhe në kushte të tilla jo normale për një fubollist, mbrojtësi kuqezi vendosi të largohej drejt një aventure të re./Shqiperia.ch/