
Xhakomo Vrioni është një prej sulmuesve më cilësorë që ka skuadra e Venecias. Këtyre të fundit, Vrioni iu bashkua në janarin e këtij viti në formë huazimi, ku ndonëse është vetëm 20 vjeç, e ardhmja e tij duket premtuese dhe kjo shihet edhe nga drejtuesit e klubit.
Drejtori sportiv i klubit të Venecias, Valentino Anxheloni, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, teksa është ndaluar gjatë edhe te sulmuesi shqiptar. Drejtuesi i ekipit italian është shprehur se për Vrionin kanë shfaqur interes shumë ekipe të tjera, ndërsa ai tashmë ndodhet te Venecia.
“Vrioni? Më vjen mirë që është pjesë e jona, sepse e kanë kërkuar shumë ekipe të tjera. Kemi punuar shumë prej kohësh, është koha që mundi i gjithë asaj pune të bërë, më në fund të shpërblehet”, ka thënë mes të tjerash Anxheloni.
Xhakomo Vrioni shihet edhe si e ardhmja e Kombtares së drejtuar nga Panuçi, ku gjithashtu ai mundi të bëjë debutimin e tij me fanellën kuqezi në transfertën kundër Izraelit. Ndonëse është 20 vjeç dhe luan në Seria B, prej Xhakomos me kalimin e kohës shumë veta presin që të shohin vlerat e vërteta të tij. Ajo çka duhet theksuar është se sulmuesi shqiptar ka qënë pjesë e grupmoshave te kombëtares italiane, por këtë vit ai vendosi që të përfaqësoj vendin e tij të origjinës, Shqipërinë./Shqiperia.ch/