You are here
Home > Kombëtarja > La Finlandën për kuqezinjtë, Ademi me krenari: Shqipërinë e kisha bindje, premtojmë dinjitet

La Finlandën për kuqezinjtë, Ademi me krenari: Shqipërinë e kisha bindje, premtojmë dinjitet

Albion Ademi është një nga përforcimet e reja të Alban Bushit, sa i përket ndeshjeve që kanë Shpresat ndaj Estonisë dhe Spanjës.

Këto janë takime të rëndësishme për vazhdimësinë dhe të ardhmen e kuqezinjve të vegjël, që duhet të tregojnë sesa vlejnë, për të mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë së madhe. Historia e sulmuesit që aktivizohet te Inter Turku, Ademit, është disi më e komplikuar, teksa ka zgjedhur fanellën kuqezi, megjithëse më parë ka qenë pjesë e Finlandës.

“Edhe pse tashmë jemi jashtë objektivit, përsëri kemi vlerësuar maksimalisht këto dy ndeshje, të cilat do të mbyllin edhe serinë e ndeshjeve për grupin tonë. Fillimisht të shohim Spanjën, më pas do të kemi kohë të mendojmë për Estoninë.

Spanjollët dihen për potencialet dhe forcën që kanë, por ne do të bëjmë maksimalen tonë, dhe përtej saj, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje më shumë se sa dinjitoze. Gjatë gjithë ndeshjeve, me më pak vëmendje mund të kishim më shumë pikë, sidoqoftë le të përqëndrohemi te këto dy sfida të fundit dhe të marrim më të mirën e mundshme. Zgjodha me bindje të luaj për vendin tim dhe, ndërsa për ekipin kombëtar A, duhet të punojmë shumë, si në klubet tona, edhe në ekipin kombëtar U-21”, u shpreh Ademi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top