Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale i Serbisë, Branko Ruzic, ishte në mesin e shumë personaliteteve vendore dhe të huaja që morën pjesë në varrimin e legjendës së futbollit kosovar, Fadik Vokrrit, ditën e dielë.
Përveç se ishte pjesë e disa klubeve tjera, Vokrri ka qenë lojtar edhe i Partizanit të Beogradit dhe ish-Jugosllavisë në vitet e ’80, që mbahet mend nga shumë serbë, të cilët e kanë nderuar dhe kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
Ditën e vdekjes së tij, Ruzic kishte shkruar në Twitter: “Ju ishit vëllai, miku dhe njeriu im i sinqertë, si dhe partizanas me zemër. Faleminderit për gjithçka, Fadil. Pusho në paqe. Po shkon në përjetësi”. /albeu.com/