
Rei Manaj u ble përfundimisht nga Albacete për vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërsa kartoni i tij zotërohej nga Interi. Por zikaltërit nuk dëshironin të bënin një gabim për të ardhmen, duke vendosur një kusht në marrëveshje.
Interi ka të drejtën për të blerë menjëherë kartonin e sulmuesit shqiptar, nëse e dëshiron atë brenda dy viteve të ardhshme. Ndërkohë drejtori sportiv i Albacetes, Mauro Perez është pyetur nga gazetarëve në lidhje me të ardhmen e Manajt:
“Këtu nuk ka shumë për t’u thënë, ai ka 5 vite kontratë me ne. Edhe Jeremie Bela ka një vit të kontratës me Albaceten. Por në fund, të gjithë janë në treg. Asnjëherë nuk mund të thuash kurrë, lojtarët nuk largohen deri në momentin që vijnë oferta interesante”, ka thënë Perez. /Shqiperia.ch/