
Të gjithë e mbajnë mend lëvizjen e famshme të Van Galit, teksa zëvendësonte portierin në fundin e minutave shtesë në Botëror ndaj Kosta Rikës dhe në fund kthehej në hero, pasi gardiani tjetër i aktivizuar do të priste disa penallti.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me trajnerin më të veçantë në trevat shqiptare, Ismet Munishi. Ky i fundit ka bërë një zëvendësim të ngjashëm, vetëm se flitet për Kupën e Kosovës. Në takimin mes Vëllaznimit dhe Besës, që u zhvillua në Pejë, trajneri i njohur shqiptar ka treguar edhe njëherë nuhatjen e madhe që ka në futboll.
Portieri Altik Muhaxhiri ka dalë nga fusha dhe në vendin e tij u aktivizua Alban Gecaj. Zgjedhje kjo e goditur pasi ekipi i Besës do të humbte tre penallti, me Munishin që meriton gjithë vlerësimet për zgjedhjen dhe guximin e treguar. /Shqiperia.ch/