Në Gjermani është mbyllur sondazhi për futbollistin më të mirë në çerekfinalet e Kupës. Një fitore e padiskutueshme e Milot Rashicës, që u votua nga të gjithë tifozët, si futbollisti më i mirë.
Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një perlë nga distanca ndaj Shalkes, duke i hapur rrugën e kualifikimit Werderit. Gjithmonë e më shumë Rashica po konsiderohet i pazëvendësueshëm te një nga klubet më të mira në Bundesligë, e kjo mund të quhet një arritje më vete.
Në vendin e dytë gjendej Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut që mori vetëm 35% të votave, nga 55% që mori Rashica. Ndërsa kur flitet për sulmuesin e njohur të Bajernit, Levandovski, polaku ishte shumë larg në votim. Ai mori vetëm 6% të votave nga tifozët, me futbollistin e Kosovës që tashmë u lë targën të gjithëve falë performancave fantastike të treguara në vazhdimësi. Në këtë jetë asgjë nuk është e pamundur, e kush do ta mendonte se një djalosh i rritur në Kosovë do të arrinte deri në këtë pikë? /Shqiperia.ch/