Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të kampionatit maqedonas, ku Shkënidja e Tetovës është kurorëzuar si kampionia më e re e Maqedonisë. Ashtu siç pritej, Shkëndija e ka mbyllur me fitore kampionatin pasi ka mundur Pelisterin me rezultatin e thellë 4-0, duke e thelluar diferencën me Vardarin e vendit në dytë në 35 pikë.
Festivali i golave u çel nga Alimi në minutën e 46 të pjesës së parë, ndërkohë që 2 minuta pasi nisi pjesa e dytë, ka dyfishuar shifrat Stenio Xhunior. Kapiteni Hasani ka menduar për 2 golat e radhës, duke shënuar në minutat 78 dhe 83.
Fitore të thellë dhe me shumë rëndësi ka arritur të marrë edhe Shkupi, pasi ka mundur në derbi rivalët e Vardarit me rezultatin thellë 4-1, duke hedhur kështu një hap tepër të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në Ligën e Europës.
Shkupi renditet në vendin e katërt të kampionatit maqedonas, dhe në rast se Shkëndija arrin të fitojë Kupën ndaj Pelisterit atëherë skuadra shqiptare nga Shkupi do të luajë në Ligën e Europës. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
Rezultatet:
Shkëndija-Pelister 4-0
Shkupi-Vardar 4-1
Akademia Pandev-Sileks 1-2
Pobeda-Renova 1-0
Rabotniçki-Skopje 3-2