You are here
Home > Futboll Bota > Kur VAR-i kthehet në ves! Nuk ka në Bolivi, por gjyqtari e shpik vetë dhe jep penallti (VIDEO)

Kur VAR-i kthehet në ves! Nuk ka në Bolivi, por gjyqtari e shpik vetë dhe jep penallti (VIDEO)

VAR-i ishte padyshim kryefjala në sezonin e shkuar, atje ku u testua me sukses rishikimi i momenteve kulminante dhe dyshuese që vendosin fatin e takimit. Por ajo u përdor në kampionatet me të njohura europiane, ndërsa në një farë mënyrë mund të quhet se rezultoi e suksesshme.

Xhiron e rrjeteve sociale e ka bërë takimi i djeshëm në Bolivi mes Aëays dhe Bolivarit. Gjyqtari bolivian Raul Orasco, ka akorduar një penallti mjaft të çuditshme. Megjithëse në këtë kampionat nuk ekziston VAR-i, gjyqtari ka ndalur lojën dhe është konsultuar me kolegët e tij.

Më pas ai kthehet në fushë duke nisur të bëj shenjën e VAR-it, derisa e kupton gabimin e tij dhe e ndalon atë. Gjithsesi vendimi u ndërrua pasi do të akordohej penallti dhe kjo solli shumë përplasje në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top