
Një nga çuditë më të mëdha nga viti që lamë pas, ishte padyshim ai që do të vinte nga treva shqiptare e Kosovës. Milot Rashica do të rikthehej me entuziazmin më të madh, për të luajtur me dardanët.
Kjo pasi i kishte shënuar Frankfurtit një kryevepër, duke e ndëshkuar në sekondën e fundit, për të dërguar shifrat në 1-2 për Werderin. Megjithatë, një surprizë do të kishte për Rashicën, pasi një tifoz shqiptar kishte humbur skedinën në ato sekonda të fundit.
“Sapo zbrita në aeroport, nuk kam takuar as familjen time të parën. Me erdhi një person i panjohur dhe më tha se kishte humbur shumë para për shkakun tim. I kishte ikur nga duart një shumë e madhe.
Përgjigja ime? Ia ktheva me humor se nuk dukej edhe aq i nervozuar për këtë gjë”, ka thënë Milot Rashica disa muaj më parë për mediat gjermane. /Shqiperia.ch/