You are here
Home > Futboll Bota > Kur shënon padashje! Ndodh në Angli, Muriqi nuk bind sërish edhe me fatin me vete

Kur shënon padashje! Ndodh në Angli, Muriqi nuk bind sërish edhe me fatin me vete

Në “Championship” po zhvillohet java e dytë e kampionatit, atje ku Lidsi është përballur ndaj Notingham Forestit. Rezultati u mbërthye në shfrat 1-1, ndërsa Arijanet Muriqi është zgjedhur sërish si titullar nga trajneri i tij.

Pas dy gafave të bëra në takimin e parë, dyshimet ishin të mëdha nëse gardiani shqiptar do të luante nga minuta e parë. Këtë herë Muriqi do të pësonte vetëm një gol në transfertë, por pa arritur të bind plotësisht.

Gardiani në fjalë duhet të përmirësohet më shumë me daljet e pastudiuara që bën dhe që e rrezikon aq shumë Notingham Forestin. Madje do të kishte edhe gjithë fatin me vete, pasi Lidsi goditi traversën dhe “flirtoi” aq shumë me golat e tjerë.

Për të mbërritur te goli i Notingham Forestit, që më mirë mund të cilësohet si i paqëllimshëm. Gjuajtja do të përplasej në trupin e një prej lojtarëve të Notinghamit që u përpoq me gjithçka për ta shtyrë topin në rrjetë, por pa ia arritur. Gjithsesi sfera do të përfundonte vetë brenda rrjetës, me devijimin që erdhi në mënyrë krejtësisht rastësore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top