
Skocia viziton Shqipërinë për të parën herë në historinë e saj falë “Ligë së Kombeve”. Dy Kombëtaret nuk ishin takuar më parë me njera-tjetrën në kompeticionet europiane apo edhe ato botërore. Por skocezët kanë qenë në trojet tona shumë vite më parë po nëpërmjet futbollit. Ekipi legjendar i Celtic do të shkelte në Tiranë në vjeshtën e vitit 1979.
Luhej raudi i parë i Kupave të Europës teksa Partizani priste në “Qemal Stafa” miqtë nga ishulli. Ditë historike edhe për skuadrën shqiptare e cila mes shumë vështirësish arrinë të largojë kokëulur sokcezët. Edvin Murati në minutën e 35’ do të shënonte golin e vetëm të asaj ndeshje duke shpresuar për kualifikim në tokën skoceze. Ndeshja e kthimit erdhi shpejt dhe një autogol i lojtarëve të Celtic e çoi Partizanin në rezultatin provizor në 0-2.
Deri në përfundim të takimit duheshin të paktën 3 gola nga vendasit për t’u kualifikuar. Dhe kështu ndodhi, skuadra e Celtic mobilizoi grupin dhe arriti të shënoi deri në fund të takimit katër gola. Përballë 51.000 tifozëve presioni ishte padyshim i madh ndërsa skocezët e përdorën mjaft mirë lojtarin dymbëdhjetë të tyre. Partizani humbi një ndeshje dhe një nga mundësitë më të arta për kualifikim të mëtejshëm në Kupat e Europës të atyre viteve. Ndërsa ura lidhëse mes Skocisë dhe Shqipërisë po nëpërmjet fubollit ka qenë Rudi Vata.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur pikërisht për fanellën e Celtic, ndërsa sot tradita shqiptare vijon me Eros Grezdën tek Rangers. Sot në Shkodër skocezët dhe shqiptarët nuk do të luajnë sit ë panjohur pasi mes tyre ka ekzistuar lidhja. E aq më tepër mes tifozëve,, të cilët veç birrave, kanë luajtur edhe një ndeshje miqësore mbrëmjen e djeshme po një ambjent sportive./Shqiperia.ch/