You are here
Home > Kombëtarja > Kur digjet edhe “i njomi me të thatin”! Sa mirë që Hysaj nuk luajti ndaj Skocisë

Kur digjet edhe “i njomi me të thatin”! Sa mirë që Hysaj nuk luajti ndaj Skocisë

Sa mirë që Elseid Hysaj nuk luajti ndaj Skocisë, për pezullimin e kartonave. Vetëm imagjinojeni, sa shumë vrer do të kishte ndaj mbrojtësit shkodran, për një situatë që tashmë ka dalë nga kontrolli.

E në një moment të tillë kur Hysaj po e vuan jo pak një situatë aspak të mirë te Napoli, disa kritika dhe halle të tjera që do i shtoheshin te Shqipëria, që thjeshtë do e mbingarkonin deri në atë pikë, aqsa futbollisti nuk mund të mbajë dot më.

“Është edhe futbollisti i Napolit”, thuhet rëndomtë në ambientin sportiv shqiptar, ndërkohë që harrojnë pozicionin e Elseidit, mbrojtës. Ashtu siç edhe vetë Altin Lala do të shprehej për “Shqiperia.ch”: “Këtu presin të krosojë Hysaj nga krahu, e ta dërgojë topin në rrjetë me kokë po vetë”.

Detyrën e tij e bën shumë mirë, e në momentin që i kërkon të bëhet më shumë nga roli i tij, Hysaj nuk bën dot asgjë, as në mbrojtje për të kaluar në nivelin poshtë mesatares. Gjithsesi, ky është Elseid Hysaj, një mbrojtës i djathtë që nëse i kërkohet ta mbuloj vetëm këtë pozicion, e bën në mënyrën më të mirë. Të paktën, u shpëtoi kritikave edhe të pamerituara që mund të merrte ndaj Skocisë, sepse këtu digjet edhe “i njomi me të thatin”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top