You are here
Home > Futboll Bota > Kumbulla bëhet gati për hapin e madh në Seria A, trajneri: Nuk shoh kartat e identitetit!

Kumbulla bëhet gati për hapin e madh në Seria A, trajneri: Nuk shoh kartat e identitetit!

Marash Kumbulla po bëhet gati për të hedhur hapin e madh në karrierën e tij. I formuar në të rinjtë e Veronës, të pakëta kanë qënë hapësirat që ka pasur ky mbrojtës kur skuadra në fjalë ishte pjesë e Serisë B në sezonin e shkuar.

Por rritja ka ardhur gradualisht dhe Kumbulla po shkëlqen në fushën e lojës. Ai i ka bërë përshtypje të gjithë mediave italiane, pasi trajneri Ivan Juriç po e aktivizon shpeshherë si titullar në qendrën e mbrojtjes. Madje në shtator ka shumë gjasa që të ketë edhe një ftesë nga Kombëtarja A e Shqipërisë.

Trajneri i Veronës ka vendosur që t’i besoj të rinjëve këtë herë dhe nuk kërkon të shpenzoj në merkaton e verës.  Për këtë arsye i është dhënë besim edhe Kumbullës: “Me mua luan kush e meriton. Unë nuk i shoh kartat e identitetit”, ka thënë Juriç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top