Kukësi do të luajë ndaj Debrecenit në fazën e parë të “Europa League”. Nëse kjo përballje do të fitohtet, atëherë vjen edhe ndeshja me Torinon. Këtu flitet për ndeshje që do të jenë të nivelit të lartë prandaj edhe verilindorët kanë nevojë për përforcime të reja.
Media zvicerane “4-4-2” raporton se Gjelbrim Taipi pritet të rikthehet në Shqipëri. Këtë herë jo më për të veshur fanellën e kuqezinjve U-21 si dikur, por për të luajtur me Kukësin. Grashopërsi do të mbyll gjithçka me mesfushorin e Kosovës, që ka rënë nga elita e futbollit zviceran pas atij turpërimi në sezonin e shkuar. /Shqiperia.ch/