You are here
Home > Kombëtarja > Ku janë të indinjuarit e Shqipërisë? “U rrihte zemra” për SHQIPTARI, por vetëm Valon Berisha

Ku janë të indinjuarit e Shqipërisë? “U rrihte zemra” për SHQIPTARI, por vetëm Valon Berisha

Të bësh karrierë, apo të dëgjosh zemrën? Jeta e përditshme, ka një lidhje të ngushtë me futbollin. Shpeshherë suksesi dhe ajo që ne vërtet duam dhe ndiejmë, na dërgojnë në dy rrugë të ndryshme, që nuk kryqëzohen kurrë me njëra-tjetrën.

Në kohët e mëparshme, kemi dëgjuar për shumë yje shqiptarë, që luajnë me ekipet më të mira në Europë. “Nuk erdhëm te Shqipëria, sepse nuk na dëshironin për disa arsye”. Këto ishin hipotezat e hedhura prej kohësh, me teoritë konspirative që asnjëherë nuk mund të vërtetohen. Por një fakt që të gjithë mund ta shohin, është përfaqësuesja e re e Kosovës.

Kur dardanët lindën dhe morrën certifikimin zyrtar nga organizmat më të lartë të futbollit, të gjithë lojtarët shqiptarë që kishin ankesa për mënyrën sesi i trajtoi Shqipëria dhe ishin të indinjuar, të paktën në dukje, mund t’i bashkoheshin Kosovës lehtësisht pasi u lejohej një gjë e tillë.

Le të shohim pak listën e dardanëve, për të vëzhguar edhe njëherë sesa nga këta lojtarë e kanë bërë ndërrimin e zgjedhjes. Vetëm një, Valon Berisha. Ky ishte mesfushori më i mirë që kishte Norvegjia, që dallonte lehtësisht edhe te Salzburgu. Me Norvegjinë i kishte kaluar të gjitha grupmoshat, që nga U-15 e deri te Kombëtarja A. Por kur Kosova u krijua, Berisha nuk e mendoi dy herë për të përfaqësuar vendlindjen. Një krenari e madhe ky lojtar, por pyetja është e thjeshtë: ”Ku janë të tjerët? Këtë herë kush i “keqtrajtoi”?. Kjo pasi shqiponjën mund ta bëj çdokush, por për t’u vlerësuar është ai që bën sakrificë për të. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top