You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kryeziu i thotë të gjitha: Zvicra më është lutur që të mos largohesha, zgjodha vendlindjen

Kryeziu i thotë të gjitha: Zvicra më është lutur që të mos largohesha, zgjodha vendlindjen

Jemi duke folur për një nga afrimet të më të fundit të Kosovës, Mirlind Kryeziu. Ky i fundit do i bashkohet dardanëve në nëntor, teksa ka marrë edhe pasaportën përpara pak ditësh.

Një “luftë” ekzistonte teorikisht edhe për këtë futbollist, që i kishte kaluar të gjitha moshat e Zvicrës, madje duke iu besuar edhe shiriti i kapitenit. Megjithatë, dëshira e lojtarit vendosi që Kryeziu t’i bashkohet Kosovës, ndërsa këta të fundit e presin krahëhapur.

Në një intervistë për “Telegrafi”, futbollisti që aktivizohet me Zurich, i thotë të gjitha, ndërsa nuk ngurron të shprehet se zviceranët janë lutur që ai të mos largohej nga përfaqësuesja e tyre.

“Kam luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës ku më kanë besuar edhe shiritin e kapitenit në grupmoshat dhe jam krenar për këtë. Dua ta falënderojë këtë shtet për gjithçka që më ka dhënë.

Nuk ka qenë vendim i lehtë, por që e pata marrë më herët dhe për këtë e kam njoftuar me kohë Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Kemi dalë në takim, kanë ardhur për të më lutur që mos të largohem nga Zvicra, por ju kam thënë se kam vendosur për Kosovën dhe dua ta ndihmoj vendin tim.

Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të luaj me Kosovën. Ka qenë një ëndërr e familjes dhe e imja, që do të bëhet së shpejti realitet. Të luash për vendlindjen tënde është privilegj dhe do të mundohem të jap gjithçka nga vetja për sukseset e Kosovës. Hekurani dhe Benjamini gjithmonë më kanë treguar se kalojnë mirë në grumbullim. Vendimin e pata marrë por që edhe fjalët e tyre kanë ndikuar ”, tha Kryeziu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top