You are here
Home > Futboll Bota > Kryeziu doli nga të gjitha parashikimet, as Halimi nuk i beson syve: Duhet të jetë shaka!

Kryeziu doli nga të gjitha parashikimet, as Halimi nuk i beson syve: Duhet të jetë shaka!

Ka luajtur deri më tani 14 ndeshje në Superligën zvicerane me skuadrën e Zurich. Në mbi 1000 minuta të luajtura, Hekuran Kryeziu nuk ka surprizuar ndonjëherë më tepër se në sfidën e djeshme ndaj Xamax. Mesfushori 25 vjeçar ka mahnitur trajnerim, tifozët e për më tepër kundërshtarin me dy gola të njëpasnjëshëm. Në vetëm 3 munita, Kryeziu ka realizuar dy gola, të parët në këtë sezon me fanellën e Zurich.

Një situatë befasie ka pushtuar edhe çdo kënd që ka parë dy realizimet nga distance të Kryeziut, që thjeshtë të linin pa fjalë. Nga Danimarka, Besar Halimi është “shokuar” nga realizimet e bashkëatdhetarit të tij. Mesfushori i Kosovës ka shprehur habinë e tij ndaj golave të Kryeziut duke qenë fjalë pak në reagimin e tij. “Duhet të jetë shaka”, kanë qenë fjalët e Halimit në rrjetet sociale. Tek skuadra e Brondby, Halimi shihet si një talent i madh e mjaft premtues prej kohësh.

E si duket i tillë po bëhet edhe Kryeziu tek Zurich. Një dyshe perfekte e Kosovës në mesfushë që po rriten në kampionatet respektive duke garantuar vetëm të ardhme në vite. Ndërsa raste si realizimet e Kryeziut, mund t’i gjemë vetëm në arkivat e “youtube” nga legjendat e futbollit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top