Në “Vala Superliga” janë zhvilluar takimet e mbetura të javës së 32-të, ku ajo që bie në sy lehtësisht është barazimi i Feronikelit ndaj Vëllaznimit me rezultatin 1-1.
Pas këtij barazimi, Feronikeli i Starovës është për rekord në kampionatin kosovar, pasi në 8 takimet e fundit, ka marrë 7 barazime dhe 1 humbje. Trajneri shqiptar ende nuk e ka marrë fitoren e parë me ekipin e tij që kur ka mbërritur në Kosovë.
Megjithatë ky rezultat mund të konsiderohet i mirë për Feronikelin, pasi luante ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën dhe një humbje në këtë takim, do e fuste skuadrën e Starovës në zonën e ftohtë. Nga ana tjetër Gjilani ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Drenicës. /Klaudio Ndreca- vipspport.al/