
Haxhi Robin Krasniqi e ka mbrojtur titullin europian në boksin profesionist, teksa ka mundur me pikë boksierin nga Venezuela, Ronny Landaetan. Pas 12-raundesh që e sforcuan jo pak shqiptarin, në fund është vendosur që Krasniqi të jetë fituesi i duelit.
Që në fillimin e ndeshjes “luftëtari” e kishte paralajmëruar, duke thënë se kundërshtari që i erdhi papritur, pas tërheqjes së rivalit të parë, ishte i papërshtatshëm. Arsyeja? E thjeshtë, i përkiste botës MMA-së, e megjithatë kjo nuk ndikoi aspak në rezultatin e ndeshjes. Ndërkohë vetë Krasniqi ka reaguar në “Facebook”:
“Te dashur Miq,kjo ishte serish nje lufte e fuqishme 12-raundshe, qe ne kushtoj shume force dhe mund. Menyra e papershtatshme e boksimit nga kundershtari -sigurisht e lidhur me provojen e tij ne MMA- nuk ma beri kete duel te lehte, por jam shume krenar per kete fitore te bindshme dhe per mbrojtjen e par te titullit tim te Evropes. Ju falenderoj juve te gjithve si dhe ekipin tim madheshtor. Faleminderit te gjitha televizioneve (MDR, ART MOTION, etj.) qe e ben te mundur te ndjeket dueli im nga miliona njerez ne mbar boten, kjo gjithnje me ben te lumtur.Sikur qe ju pata premtuar, luftova ne çdo moment me Shpirt e me Zemer KUQ E ZI.” /Shqiperia.ch/