You are here
Home > Kombëtarja > Krahasimi i Kombëtareve/ Turqia ka rënë? “JO” edhe aq, vlen dy herë sa Shqipëria

Krahasimi i Kombëtareve/ Turqia ka rënë? “JO” edhe aq, vlen dy herë sa Shqipëria

Shqipëria do të luajë takimin e parë për kualifikueset e Europianit ndaj Turqisë. Tifozët kanë një pritshmëri të madhe sa i përket fitores, duke mos negociuar me asnjë rezultat tjetër.

E kuptueshme kjo, pasi sportdashësit shqiptarë kërkojnë që të harrojnë gjithë zhgënjimin e marrë së fundmi nga Kombëtarja. Shpeshherë kemi dëgjuar edhe pohime rreth gjëndjes së Turqisë, duke e cilësuar si një ekip në rënie.

Kjo është e vërtetë, por nëse i futemi krahasimit, kuqezinjtë tanë dalin të humbur. Nëse marrim për bazë vlerën e lojtarëve në “Transfermarkt”, Turqia arrin në shifrën e 139 milionë eurove. Ndërkohë, Shqipëria nuk shkon më shumë se 63 milionë euro.

Futbollisti më i shtrenjtë i Turqisë është Cengiz Under, 31.50 milionë euro, por që fatmirësisht do të mungojë ndaj kuqezinjve. Ndërkohë lojtari më i shtrenjtë te Shqipëria, është Hysaj me 20 milionë euro. Krahasimi vijon të mbetet i njëjtë edhe sa i përket futbollistit të ri me më shumë vlerë, teksa Ozan Kabak në moshën 18-vjeç vlerësohet me 9 milionë euro dhe Enea Mihaj që është 20-vjeç, që vlen 720 mijë euro. Kur vjen puna te mosha mesatare, aty kemi një shenjë barazie deri diku, pasi Turqia e ka moshën mesatare 25.1 vjeç dhe Shqipëria 26.5-vjeç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top