
Përfaqësuesja U19 e femrat dardane kanë arritur një sukses historik. Vajzat e drejtuara nga Munishi janë kualifikuar në Evropianin “Skocia 2019”. Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit 9, vajzat shqiptare kanë mposhtur Estoninë, me rezultat e thellë 5:1 duke e renditur si skuadra e dytë më e mirë e vendeve të treta në grupe. Një arritje e jashtëzakonshme e cila tregon se Kosova po e rrit futbollin edhe tek femrat me një frymë po aq të kënaqëshme sa edhe tek meshkujt.
Kosova e mbylli këtë fazë të kualifikimeve me pikë të njëjta me Irlandën e Veriut, por falë golavarazhit, ishulloret e këtij grupi përfunduan në vendin e dytë. Gjithsesi, misioni i Kushtrim Munishit me stafin e tij u kompletua, pasi qëllimi ishte që kundër Estonisë të fitohej me epërsi prej katër golave për ta siguruar biletën për fazën tjetër. Pas fitores e gjithë përfaqësuesja ka festuar në mënyrën më të çmendur të mundëshme duke përshëndetur edhe me shqiponjën ndërsa në deklaratat e tyre pas ndeshjes emocionet kanë qenë të mëdha./Shqipëria.ch/