Duket se suksesi që ka korrur Kosova në Ligën e Kombeve, por edhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Europian, atë kundër Bullgarisë që përfundoi 1-1, vazhdon të bëjë jehonë. Këto rezultate pozitive kanë rritur shumë optimizminin në kampin dardanas, saqë me gjithë të drejtën e plotë, kanë filluar të mendojnë për një kualifikim të mundshëm për Europianin 2020. Duke parë potencialin që kanë në përbërje dhe rezultatet që kanë korrur, kjo ëndërr është në rrugën e mbarë për t’u bërë realitet.
Ky rendiment nuk kisht si të kalonte pa u vënë re edhe nga qeveria e Kosovës, teksa ditën e sotme ka miratuar një shpërblim që do t’u shkojë përfaqësueses dardanas për rezultatet pozitive të korrura këto vitet e fundit. Kështu kryeministri Haradinaj së bashku me qeverinë e tij kanë miratuar shumën e 500 mijë eurove, e cila do t’i kalojë stafit dhe lojtarëve dardanas për këtë fakt. Kujtojmë që Kosova ka bërë një hap historik në futbollin e luajtur që nga koha që është pranuar në FIFA dhe UEFA, duke mundur të kalojë në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, aty ku do të ketë përballë skuadrën maqedonase.
Gjithashtu ekipi i drejtuar nga Shaland prej 14 ndeshesh nuk e njeh fjalën humbje, gjë kjo që dardanasit medojnë të thellojnë edhe më shumë këtë rekord të tyre personal./Shqiperia.ch/