Në kohën kur Kosova nuk ishte pranuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar, kishte shumë hipoteza se lojtarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë do të braktisnin Kombëtaret e tyre për t’iu bashkangjitur dardanëve.
Koha kaloi, konfirmimi për të marrë pjesë zyrtarisht erdhi dhe futbollistët e sipërpërmendur e hodhën poshtë këtë hipotezë, duke vazhduar me Zvicrën. Nga të gjithë këta, vetëm Valon Berisha do të ishte njeriu që do të sakrifikonte gjithçka për Kosovën.
Te Norvegjia kishte vendin e titullarit dhe besimin e të gjithëve, por u largua menjëherë kur Kosova kishte nevojë për të. Një periudhë dëmtimi po i mohonte këtij mesfushori shansin e karrierës te Lacio. Pas një mungese të gjatë, nga Italia raportohet se Berisha është rikthyer të vrapoj normalisht dhe do të jetë gati brenda një kohe të shkurtër. Ndërsa ndeshjet e shtatorit po afrojnë, te Kosova e kanë një arsye të fortë për të hapur shampanjën. /Shqiperia.ch/