You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova i nxjerr në shitje, çmimet e biletave për dy takimet e rradhës

Kosova i nxjerr në shitje, çmimet e biletave për dy takimet e rradhës

Në datën 21 mars, përfaqësuesja e Kosovës rikthehet në fushën e blertë, aty ku do të sfidojë ekipin e Danimarkës në një përballje miqësore dhe Bullgarinë për kualifikueset e Europianit. Trajneri zviceran i dardanasve, Shaland, do të ketë mundësi të shohë edhe më mirë gjendjen e lojtarëve të tij dhe të krijojë ide më të qarta për formacionin bazë të Kosovës.

Vitin që lamë pas, kemi mësuar se dardanët ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët e saj në shkallët e stadiumit, ku dhe interesimi ka qënë shumë i lartë. Pikërisht edhe për këtë miqësore pritet që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i tejmbushur, pavarësisht çmimet të biletave që këtë herë janë shtrenjtuar disi nga më parë. Federata e Fubollit Kosovë, ka bërë me dije se biletat do të vazhdojnë të shiten online dhe çmimet variojnë nga 5 deri në 80 Euro./Shqiperia.ch/

VIP – 80 euro

Perendim – 15 dhe 20 euro

Lindje – 10 dhe 15 euro

Veri dhe jug – 5 euro

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top