Nuk pritej të ishte një mbrëmje e lehtë ajo e Elseid Hysajt në Beograd dhe ashtu rezultoi, në një farë mënyre. Napoli u ndal vetëm në një barazim ndaj Crevena Zvezdës, duke hedhur një hap të gabuar në transfertë në “Champions League”.
Ashtu siç edhe pritej, tifozët në Beograd kanë shigjetuar në shumicën e rasteve Elseid Hysajn në fushën e lojës. Një futbollist shqiptar ndodhej përpara tifozëve serbë dhe kjo gjithmonë për ta mjafton, por të paktën këtë herë, nuk dolën nga kafazi.
“Kosova është Serbi” dhe vërshëllima pafund, ishte ajo që dëgjohej sa herë që Hysaj kishte topin në zotërim. I gjithë ky presion është përballuar me eksperiencë dhe përvojë të madhe nga ana e futbollistit shqiptar, që nuk e ka lënë veten të bie pre e provokimeve në Beograd. /Shqipëria.ch/