Të gjithë ekipet europiane janë vendosur pas Vedat Muriqit. Sezoni fantastik i zhvilluar me Rizesporin nuk mund të anashkalohej aq lehtë, por deri në këtë pikë, sigurisht që pak njerëz e prisnin. Fenerbaçe ka shfaqur interesim konkret për lojtarin e Kosovës, por në orët e fundit edhe Galatasarai po provon shanset e tij.
Sikur të mbaronte këtu, pasi mëdyshja e Muriqit është e madhe. Nga Spanja raportohet se Selta Vigo dhe Betisi do të hyjnë në garë me hapjen e merkatos, për të bindur futbollistin në fjalë. Ndërkohë vetëm para pak kohësh do të ishte drejtori sportiv i Tololuse që luan në “Ligue 1”, që do e shprehte hapur dëshirën për të marrë sulmuesin e Rizesporit. Në të gjithën këtë, është padyshim Kosova ajo që ndihet me fat që ka në organikë Muriqin. /Shqiperia.ch/