You are here
Home > Futboll Bota > Kosova dhe Shqipëria në këpucët e tij, Zhegrova të paktën mund t’i fotografoj

Kosova dhe Shqipëria në këpucët e tij, Zhegrova të paktën mund t’i fotografoj

Edon Zhegorva nuk është grumbulluar sërish nga klubi i tij i Genk në sfidën e sotme që kanë kundër ekipit të Beshiktash, të vlefshme për “Europa Ligë”. Edhe në këtë ndeshje lojtari dardanas duket se do ta ndjekë nga shtëpia, pasi trajneri belg nuk e ka preferuar Zhegrovën në listën e lojtarëve kundër transfertës së Beshiktashit.

Vetëm pak para disa orësh, Edon Zhegrova, ka publikuar në storin e rrjetit social “Instagram”, këpucët e tij të reja që ende nuk i ka përdorur në fushën e blertë. Në këpucë janë të dizenjuara flamuri Shqipërisë dhe ai i Kosovës, bashkëngjitur edhe emrin e tij, por deri atëherë Zhegrova nuk mbetet gjë tjetër vetëm se ti fotogrfojë, pasi që të zbresë në fushë me to, do ti duhet edhe pak kohë.

Për lojtarin dardanas është e disata ndeshje rradhazi i cili nuk preferohet nga trajneri belg, teksa ky i fundit e shikon këtë gjë si një zgjedhje taktike. Kujtojmë që Edoni është vetëm 19 vjeç dhe të jeshë pjesë e skuadrës së Genk është një privilegj për të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top