Shabani, Shabani dhe sërish Shabani. Çështja e ditëve të fundit, kurrsesi nuk mund të jetë një tjetër. Cila do të jetë përfaqësuesja që do të zgjedh talenti i Bajernit? Këtë gjë, ende askush nuk e di me siguri.
Në fillim, do të ishte trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, ai i cili do të shprehej se Shabani e kishte bërë zgjedhjen e tij mbi kuqezinjtë. Për të vazhduar me deklaratat për shtyp të Panuçit dhe trajnerit të Kosovës, Shaland, për të dalë në përfundimin se jemi duke folur për një telenovelë dhë këto që po shohim, janë vetëm seritë e para.
Si për të bërë disi më dramatike të gjithë këtë, mendon Gjermania, e cila nuk hyn fuqimisht në garë për të marrë shërbimet e Shabanit, por mjaftohet me interesimin e të rinjëve të saj, U-20. Sipas “Fcbayern.com”, futbollisti shqiptar do të jetë një prej lojtarëve që do të ftohet nga ana e të rinjëve të Gjermanisë. /Shqipëria.ch/