You are here
Home > Futboll Bota > Kontrasti te Albasete/ 5 gola për 45 minuta, Manaj sheh gjithë spektaklin nga stoli

Kontrasti te Albasete/ 5 gola për 45 minuta, Manaj sheh gjithë spektaklin nga stoli

Në gjysmën e sezonit të parë Rei Manaj ishte i pazëvendësueshëm te Albasete. Sulmuesi shqiptar preferohej gjithmonë si titullar, por tashmë historia ka rrjedhur në një tjetër mënyrë.

Futbollisti kuqezi ende nuk ka shënuar për vitin 2019, ndërsa edhe hapësira që po i jepet nga ana e trajnerit të spanjollëve është e pakët. Aktualisht Albasete po përballet ndaj Las Palmas, në ndeshjen që ndodhet me rezultatin 3-2. Jo pak, por 5 gola janë shënuar në harkun kohor të 45 minutave të lojës. Megjithatë të gjithën këtë spektakël Manaj e ka parë nga stoli, duke shpresuar te një aktivizim për disa minuta gjatë pjesës së dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top