Menjëherë pas përfundimit të takimit mes Skocisë dhe Shqipërisë, trajneri Panuçi ka shpërthyer me ulërima në dhomat e zhveshjes.
Nuk ishte vetëm rezultati dhe paraqitja e treguar ajo që nervozonte trajneri italian, por edhe sjellja e disa futbollsitëve, ku përfshihej edhe Rei Manaj. Pa e vrarë mendjen shumë për humbjen e pësuar, sulmuesi shqiptar hapi menjëherë telefonin për të hyrë në rrjetet sociale. “Ju nuk jeni profesionist”, do të drejtohej tekniku i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, me mbërritjen e tij në Spanjë, Manaj ka arritur të shënojë menjëherë me ekipin e Albasete. Trajneri i kësaj skuadre, Ramis, e ka ngritur në piedestal futbollistin shqiptar.
“Golat janë një vitamin për sulmuesin dhe i japin atij gjithmonë besim. Në humbjen e djeshme që pësuam në Kupë, kanë shënuar dy sulmuesat tanë. Ne kemi sulmues të një niveli të lartë. Jemi të lumtur dhe gjëja më e rëndësishme është që lojtarët po kuptojnë që ekipi mund të ngrihet në nivelet më të larta”, ka thënë Ramis. /Shqipëria.ch/