
Shumë kritika ka pasur për Ledian Memushajn te Kombëtarja. Madje shumë tifozë mendojnë se cikli i vlonjatit është mbyllur, nisur edhe nga mosha e tij.
Deri diku me të drejtë, pasi ka një rënie të Memushajt në fushë me fanellën e kuqezinjve. Por nëse flitet për kampionatin në Serinë B, flasim për futbollistin më efikas. Memushaj ka dhuruar më tepër asist se të gjithë të tjerë, ndërsa ka realizuar edhe dy super gola që kanë rezultuar vendimtar.
Nëse për tifozët shqiptarë mesfushori ynë shihet si një lojtar që ndoshta duhet të hap krahun, në Itali ngjason me verën, që me kalimin e viteve ka shije edhe më të mirë. /Shqiperia.ch/