Migjen Basha, ditën e sotme gjatë seancës stërvitore të ekipit të tij Aris-it, ai bashkë më shokun e tij të ekipit, mbrojtësin Giorgos Valeriano, kanë kryer stërvitje të diferencuar. Gjatë kësaj seance stërvitore, legjionari i Kombëtares, ka pasur një rënie të formës së tij fizike, shkak për këtë gjë është lodhja e muskujve të mesfushorit.
Duket se mjekët e ekipit nga Selaniku, i kanë kërkuar trajnerit të Arisit, që Migjen Basha të mos marrë të gjithë ngarkimet fizike gjatë stërvitjes në ditën e sotme. Për këtë arsye lojtari kuqezi, është stërvitur i veçuar nga bashkëkombasi i tij Mërgim Mavraj dhe pjesës tjetër të ekipit.
Paraqitet pozitive të Migjen Bashës me Arisin dhe intensitetin të lartë të lojës që ka prodhuar mesfushori, duket se muskujt e tij kanë nevojë për pak pushim.
Në 3 ndeshje skuadra e Arisit na marrë 3 fitore ka plot 9 pikë ku kryeson kampionatin grek bashkë me Aekun dhe Olimpiakosin me pikë të barabarta. Ditën e shtunë klubi i Bashës dhe Mavrajt do të luajë me ekipin e Pas Janinës për javën e katërt të kampionatit grek. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/