
Kategoria Superiore nuk është mbyllur ende. Kjo gjithësesi nuk i ka penguar skuadrat shqiptare të plotësojnë kushtet e licensimit për të qenë pjesë e kompeticioneve të UEFA-s.
Ato gjithashtu kanë zgjedhur edhe stadiumet ku do të luajnë ndeshjet e shtëpisë. Skënderbeu, nëse do të jetë pjesë e kompedicioneve europiane, do të ketë shtëpi “Elbasan Arena”. Gjithashtu edhe Luftëtari do të ketë këtë stadium për ndeshjet brenda. Kukësi, i konfirmuar për pjesmarrjen në Europë, do ti luajë ndeshjet e tij në Shkodër.
“Loro Boriçi” do të hap dyert për verilindorët. Edhe Laçi, duke përfituar edhe nga afërsia, në qoftë se shkon në Europa Ligë, do ti luajë ndeshjet e saja në Shkodër. Partizani nga ana tjetër që po lufton për një vend, ka zgjedhur stadiumin e saj, “Selman Stermasi”.
/Panoramasport