Kompania e njohur e basteve sportive që ndiqet dhe përdoret nga miliona njerëz në botë, ka bërë një postim të veçantë pas golit të Rashicës. Nisur nga ajo kryevepër e futbollistit shqiptar, “Bet365” poston një foto të trajnerit të Anglisë, Southgate, me mbishkrimin:
“Duke pyetur veten, si do të mbyllet Rashica dhe Zeneli njëkohësisht?”, është ky përshkrimi që është bërë nga ana e “Bet 365” në “Twitter”. Anglia ka në grup Kosovën në kualifikueset e Europianit, atje ku do të luajnë dy përballje së bashku.
Por përtej rezultateve që do të prodhojnë këto sfida, me rëndësi është që këto realizime, ndihmojnë jo vetëm lojtarët, por edhe imazhin e Kosovës që rritet gjithmonë e më shumë në botë. /Shqiperia.ch/