You are here
Home > Kombëtarja > Komentatorja e vetme sportive për “Shqipëria.ch”: Kombëtaren e shpëton vetëm Besnik Hasi

Komentatorja e vetme sportive për “Shqipëria.ch”: Kombëtaren e shpëton vetëm Besnik Hasi

Panuçi me formacionin dhe sistemin e tij të lojës, e huton edhe kalkulatorin, lëre më njerëzit. Mardhënia Panuçi-Kombëtare dhe media është një lëndim kronik që nuk ka shans të shërohet. I vetmi shpëtimtar për këtë Kombëtare, për mua është Besnik Hasi.

Në futbollin modern fuqia fizike duhet të shfrytëzohet racionalisht. Argumenti trandicional është që ligat ku luajnë futbollistët kanë një intesitet fizik dhe konkurrencë të lartë, prandaj skuadrat shterren nga aspekti fizik. Brazilianët kishin një shprehje: “Gjatë ndeshjes kur t’iu braktisin këmbët, nisni e përdorni zemrën dhe do fitoni lojën”. Nga ana tjetër, anglezët shprehen: “Duhet të luash 100% për 90 minuta ose do të humbësh lojën në sekondën e fundit”. Pra, jemi duke folur për minutat shtesë, që nuk kanë të bëjnë me kohën e rregull të një ndeshje.

Shqipëria aktuale nuk e ka një futbollist që të jetë protagonist kryesor në këto liga, ku kërkohet intesitet i lartë i nivelit të lojës. Ajo që unë nuk kuptoj, është fakti sesi Panuçi guxon të luaj me Mavrajn, që kishte muaj pa luajtur në ligën ku ndodhet aktualisht? E njëjtë historia edhe për Eros Grezdën, që në kampionatin skocez ka vetëm 144 minuta të luajtura. Prezenca e tij fizike në fushë humbet nga minuta e 60 e lojës me Shqipërinë. Lodhemi shumë gjatë vrapimin dhe nuk shohim zemrën luftarake shqiptare. Shohim nerva, huti, hedhje faji ndaj njëri-tjetrit dhe ngatërrime rolesh.

Parashikuesi më i mirë i suksesit të një klubi nuk është ai që zgjedh ekipin ,por ai qe sjell rezultatin. Skocia erdhi me 8 mungesa dhe Shqiperia ishte mikpritese e një festivali golash të bëra nga mysafirët. Nga një Kombëtare e cila ishte antare historike në Europian, u konvertua në një Kombëtare të tillë. Në çdo ndeshje shoh formacion ndryshe, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë kampion bote ose Europe dhe kanë futbollist me shumicë të nivelit Botëror, për të bërë eksperiemente.

(Kjo është analiza e komentatores së vetme sportive në trevat shqiptare, Qëndresa Krelani për Shqipëria.ch)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top