You are here
Home > Kombëtarja > Kombëtarja fitoi në mesfushë falë një Mi”gjeni”: Të rinjtë duan kohë, ne ndryshojmë lojën

Kombëtarja fitoi në mesfushë falë një Mi”gjeni”: Të rinjtë duan kohë, ne ndryshojmë lojën

Më shumë sesa tre pikët e marra, Panuçi fitoi stolin e Kombëtares, ndërsa futbollistët fituan tifozët.

Të gjithë dolën të lumtur nga takimi i “Elbasan Arenas”, duke iu referuar shqiptarëve sigurisht. Lojtarët me eksperiencë u rikthyen dhe kjo u ndie menjëherë në fushën e lojës. Tashmë Shqipëria kishte siguri në mesfushë falë një “gjeniu”, mbiemrin e ka Basha.

Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, futbollisti i Shqipërisë është shprehur se gjithmonë bënte maksimumin, vetëm për të larguar topin nga zona jonë.

“Futbollistët me eksperiencë ndryshojnë lojën, gjë që të rinjtë nuk e bejnë dot menjëherë. Skuadra ka reaguar mirë dhe pikët janë më të rëndësishme nga çdo gjë tjetër.

Gabuam në disa raste, por do bëjmë akoma më mirë. Mundohem që të përshtatem me lojtarët dhe kundërshtarët. Gjithmonë e organizojmë lojën në bazë të vendosjes që ka grupi.

Formacioni i sotëm pati sukses, sidomos ne pjesën e parë, ndërsa në të dytën kishim pak vështirësi. Në rastin e kartonit të parë të verdhë, që e mora shumë shpejtë, mendova të heq topin menjëherë, por nuk ia arrita.

Më duhej të ndërhyrja të kundërshtari, ndërsa më pas u mundova për të mos marrë të dytin të verdhë”, ka thënë Basha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top