
Aristidi Kolaj është padyshim një nga talentet më premtues të Shqipërisë , teksa emri i tij u rikthye sërish në skenë, pasi realizoi dy gola në transfertën e shkuar ndaj Romës U-19.
Sasuolo do të fitonte me rezultatin 3-5, në një ndeshje të çmendur, pasi ekipi nga kryeqyteti do të ishte në avantazhin e tre golave të realizuara. Rezultati pozitiv i Sasuolës ka vazhduar edhe në takimin e sotëm, pasi mundën Kievon U-19 me rezultatin 2-0.
Kolaj u aktivizua sërish si titullar, duke bërë një tjetër ndeshje të mirë, megjithëse nuk arriti të shënonte. Ai u largua në pjesën e dytë nga fusha e lojës, ndërsa nga ana tjetër, gjurmë në këtë takim la futbollisti që konsiderohej si talenti i Interit, Odegard.
Ky i fundit shënoi golin e dytë të takimit dhe golin e qetësisë, ndërsa më parë i marrë nga ekipi i Interit, cilësohej si një nga talentet më premtues të zikaltërve. Tashmë i ndodhur tek të rinjtë e Sasuolës, kërkojnë kryesimin e kampionatit së bashku me Kolajn. /Shqipëria.ch/