You are here
Home > Kryefaqja > Koha për të dëgjuar zgjedhjen e Bastien Tomës, Zvicra zgjedh të dalë nga gara

Koha për të dëgjuar zgjedhjen e Bastien Tomës, Zvicra zgjedh të dalë nga gara

Bastien Toma ka qënë një nga futbollistët shqiptarë më të mirë në Zvicër, duke bërë një jehonë të madhe me nivelin që ka treguar në kampionatin helvet me Sionin. I njohur ndryshe edhe me nofkën ”i magjishmi” Toma, ky lojtar ka marrë zyrtarisht edhe interesimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje që në vitin e shkuar ka pasur kontakte direkte të Federatave respektive me familjarët e këtij lojtari. Por ata do të shpreheshin se Toma do e mendonte dhe kërkonte kohë për dhënë përgjijgjen, duke ia lënë gjithçka vitit 2019.

Zhgënjimi i parë ka ardhur për mesfushorin e Sionit, që dukshëm e pret ftesën e Zvicrës A. Toma është pjesë e U-21 të kësaj Kombëtare, por e gjitha kjo shtyrje kaq e gjatë në kohë e kishte një qëllim. Gjithsesi Petkoviç nuk ka bërë asnjë surprizë në listën për dy takimet e qershorit. Tani pritet që Toma të marrë vendimin për të zgjedhur mes Shqipërisë dhe Kosovës, pa përjashtuar gjasat e një tjetër hezitimi në shtator për të parë reagimin e Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top