Askush nuk e kujton, por një ndër arkitektët kryesorë që dërgoi Shqipërinë në Europian, ishte padyshim edhe Paolo Tramezzani.
Historinë pas largimit të tij nga kombëtarja shqiptare, e dini vetë tashmë, rezultatet flasin qartësisht. De Biazi nuk mund të bënte dot pa Tramezzanin, teksa me të ishte kthyer edhe në dyshen magjike.
E treguan më së miri ato veprime të kordinuara në ndeshjen ndaj Francës, teksa të dy teknikët në nerva e sipër, kërkonin më tepër nga futbollistët në fushën e lojës. Ato lëvizjet identike të kryera nga ana e tyre, morrën vëmendjen e mediave botërore.
Grinta e tij tregohej shpeshherë edhe në përfundimin e ndeshjeve, ku Tramezzani ishte ndër të parët që shkonte për të festuar ose mbështetur lojtarët, apo në raste të dështimit, për t’i dhënë forcën e duhur atyre.
Shpeshherë harrojmë t’i hapim hakun atij që e meriton dhe Tramezzani meriton shumë më tepër nga Shqipëria, shumë më tepër. Koha për mirënjohje! /Shqipëria.ch/