
Problemi i vetëm i Ajaksit pak orë para takimit me Totenhemin, është një diskutim i madh që ka nisur mes klubit dhe lojtarëve. Këta të fundit që praktikojnë besimin myslyman, vazhdojnë Ramazanin edhe në këtë moment, ndërsa për fizioterapistët ky vendim është i gabuar, sepse ndikon menjëherë në performancën e tyre në fushë.
Por Noussair Mazraoui, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad nuk kanë ndërmend të heqin dorë, pavarësisht se fizioterapisti Raymond Verhejen i ka sygjeruar që ta shtyjnë agjërimin e tyre. Kjo është çështja e fundit që shtron “De Telegraaf”, ndërsa i vetmi që ka folur është futbollisti Mazraoui.
Ky i fundit është shprehur se ndihet shumë energjik gjatë kësaj periudhe, ndërsa zgjidhjen problemit mund t’ia jap lejimi i pirjes së ujit gjatë ndeshjes. “Unë vetë jam mësuar. Kjo është zgjedhja ime dhe ndihem energjik gjatë Ramazanit. Pastaj në orën 21:15 më lejohet të pijë diçka dhe mund të shkoj jashtë fushës për të shuar etjen”, ka thënë lojtari i Ajaksit. /Shqiperia.ch/