Ndeshja e së mërkurës ndaj Crevena Zvezdës e bëri Jurgen Klopp të kuptojë se në krahun e djathtë nuk ka vetëm Salah por edhe Xherdan Shaqirin. Sulmesi shqiptar ka mahnitur me lojën e tij trajneri e Liverpool-it duke i dhënë edhe më tepër vlera vetvetes. Tashmë Liverpool mund të luaj edhe me Salah ehe me Shaqirin në fushë. Në Champions dyshja u pa sesa mirë mund të kombinoheshin me njeri-tjetrin në krahun e djathtë.
Nisur nga kjo paraqitje por edhe jo vetëm, Klopp nuk i ka kursyer lëvdatat për Shaqirin në konferencën e sotme për shtyp. Në vlersimin e tij trajneri i të kuqëve tha se Shaqiri është një product ende në rritje dhe se që prej moshës 19 vjeçare ai ka qenë një talent i jashtëzakonshëm.
“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide në një moment të caktuar se sa mirë mund të bëj Shaqiri. Kjo nuk është një kritikë. E njoha atë kur ai ishte 19 vjeç tek Bayern dhe ishte një talent i jashtëzakonshëm. Mund të zhduket pak. Tek Inter dhe pastaj tek Stoke. Por falë Zotit, ai nuk u zhduk. Ai gjithmonë kishte momentet e tij. Kur e pyeta për të prerë disa skena të Shaqirit, askush nuk tha: ‘Mos, Shaqiri? Vërtetë është ai? Nënshkrimi i tij ishte një gjë logjike për tu bërë. Ai ende nuk është artikulli i përfunduar. Ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe kjo është me të vërtetë një gjë e mirë. Ai na jep diçka ndyshe në fushë. Deri tani ne nuk i kemi përdorur me të vërtetë aftësitë e tij, por ato janë të pazgjidhura.” – ka thënë Klopp në fajlën e tij përpara gazetarëve./Shqiperia.ch/