You are here
Home > Futboll Bota > Klop me intervistën e jetës: Barcelona? Më mirë luaj tenis! Unë jam për “heavy metal”

Klop me intervistën e jetës: Barcelona? Më mirë luaj tenis! Unë jam për “heavy metal”

Jurgen Klop është cilësuar prej kohësh si një nga trajnerët më të mirë në botë, por ajo fitore e marrë së fundmi ndaj Barcelonës, me përmbysjen e madhe, i ka rritur shumë pikët e tij. Sigurisht që asnjëherë nuk mund të përcaktohet saktësisht se kush është trajneri më i mirë, por nëse flasim për mënyrën e përjetimit të futbollit dhe llogjikën që ka sesi duhet të zhvillohet një ndeshje, askush nuk i afrohet Klop.

Nëse keni ende dyshime për të gjitha këto, le të rikthejmë në vëmendje intervistën e karrierës së trajnerit aktual të Liverpulit, por që asokohe kur do t’i shprehte këto fjalë, drejtonte Dortmundin. Teksa pyetej mbi Vengerin, Klop në mënyrë të paqëllimshme, ka dhënë atë që mund të quhet edhe deklarata më e bukur në historinë e futbollit.

“Vengeri? Ai është vërtet dikushi. Ai është Sir Arsene Venger. Por pëlqen vetëm të ketë topin, të luajë futboll, të pasojë…duket si një orkestër. Por me këngë të qetë. Mua më pëlqen “heavy metal” më shumë. Dua të dëgjoj gjithmonë zhurmën. Më pëlqen filozofia e Arsenalit, por nuk e drejtoj dot atë ekip, sepse unë jam një djal tjetër. Nëse më sheh mua gjatë ndeshjes, unë festoj edhe kur shkojmë me topin në sulm.

Pastaj kemi edhe Barcelonën që unë e kam ndjekur qysh në fëmijëri, që tashmë fiton 4-0, 5-0, 6-0 në një ndeshje. Kjo është qetësia e futbollit, unë më mirë shkoj të luaj tenis kështu. Nuk është sporti im. Nuk dua të fitojë me 80% të mbajtjes së topit. Më falni, por nuk është mjaftueshëm për mua. Duhet të luftosh në futboll, jo të jesh i qetë, këtë dua unë.

Ditë me shi, fushë e keqe, të gjithë të jemi bërë pis nga fytyra dhe kur të shkojmë në shtëpi, të mos bëhemi për të luajtur më futboll për 4 javët e ardhshme. Kjo është Borusia ime. Kur e kam ndjekur Arsenalin në 10 vitet e fundit, është gati futbolli perfekt, por të gjithë e dimë se ata nuk kanë për ta fituar kurrë një titull”, ka thënë Klop. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top