You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kjo ishte loja/ Shkëndija “tallet” me Vardarin, fyerje ndaj shqiptarëve dhe trazirat shkojnë dëm

Kjo ishte loja/ Shkëndija “tallet” me Vardarin, fyerje ndaj shqiptarëve dhe trazirat shkojnë dëm

Një kaos i vërtetë, ashtu siç ndodh gjithmonë në takimin mes Shkëndijës dhe Vardarit në Maqedoni. Një derbi që shpeshherë i tejkalon kufijtë dhe caqet e një ndeshje futbolli.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 0-1. Izair Emini ka shënuar në ekstrem të pjesës së parë, atje ku pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit për ndërprerjen e 45 minutave. Pas një krosimi të ardhur, Izair Emini ka goditur me kokë, duke realizuar golin e avantazhit.

Trazirat kanë nisur menjëherë, ndërsa futbollistët e Vardarit kanë vrapuar ndaj gjyqtarëve, duke kërkuar anullimin e golit. Vet faqa e klubit maqedonas në “Facebook”, ka publikuar një foto në të cilën shihet anësori që nuk është duke parë aksionin, ndërsa kryesori gjithashtu nuk ndodhej pranë rastit në fjalë.

Kundërshtarët dyshojnë se ai top nuk e ka kaluar vijën, gjithësesi realiteti ishte i tillë, klubi shqiptar i Tetovës e tregoi forcën e tij. Gjatë 90 minutave, nuk kanë munguar fyerjet e tifozëve të Vardarit ndaj shqiptarëve.

E teksa zëra po shtoheshin gjithmonë e më shumë dhe kundërshtarët ishin duke e kërkuar me çdo kusht barazimin, do të ishte Besart Ibrahimi në minutat e fundit të pjesës së dytë, që do të heshte stadiumin me një goditje të bukur, duke festuar së bashku me stafin përpara syve të vendasve. Një tifoz i Vardarit ka kërkuar të kaloj rrethimin e stadiumit, duke ofenduar lojtarët e Shkëndijës për mënyrën e festimit. Historia është e njëjtë, Shkëndija e Tetovës dhe Shqipërisë vendos rregullin. Kundërshtari duhet të lodhet deri në ekstrem, që në fund të pësoi golin deri diku të merituar, për sjelljen e ulët të paraqitur në fushë.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top