You are here
Home > Kombëtarja > “Kjo është Shqipëria ime”! Memushaj ua tregon me krenari në Itali: Jemi të varfër, por iu ndihmuam

“Kjo është Shqipëria ime”! Memushaj ua tregon me krenari në Itali: Jemi të varfër, por iu ndihmuam

Ledian Memushaj ka folur me shumë emocioneve në Itali për gazetarin më të njohur, Di Marzio. Për ta nisur që nga dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë drejt vendit fqinj, që po merr një jehonë të jashtëzakonshme. Të gjithë në Itali janë habitur sesi një vend i varfër si Shqipëria “shtrin dorën” për të ndihmuar. Por kjo nga ana tjetër bën edhe më shumë krenar të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në atë vend, mes të cilëve edhe Memushajn, që e përshkruan Shqipërinë si atë vendin mes 1001 halleve, por që me atë pak mundësi që ka, ndihmon të tjerët.

“Një fjalim me të vërtetë prekës ishte ai nga Rama kur u dërguan mjekët shqiptarë, m’u rrënqeth mishi edhe nëse ne jemi një vend në rritje, ne në Shqipëri jemi një vend i varfër. Me atë pak që kemi, përpiqemi të ndihmojmë të tjerët gjithsesi, veçanërisht Italia e cila për ne është një shtëpi e dytë. Marrëdhënie të shkëlqyera midis Italisë dhe Shqipërisë, ne i shohim të gjitha kanalet televizive italiane, jemi rritur kështu dhe shumë kanë mësuar italisht, është si një komb i dytë.

Në gjysmën e dytë të viteve 90 ishte një kohë lufte, gjithçka ndodhi, shumë njerëz kishin ikur në Itali, për fat të mirë e kisha babanë tim që punoi, por atëherë edhe unë mbërrita në vendin më të bukur në botë. Kam kaluar më shumë vite këtu dhe në Shqipëri, ndihem edhe italian.

Kemi pasur De Biazin në Kombëtare, një person të jashtëzakonshëm. Po aq i jashtëzakonshëm është edhe Reja, duket si një fëmijë, asgjë nuk i shpëton. Ndonjëherë na përpiqet të na flasë në gjuhën sllovene, atëherë nuk e kuptojmë. Por që kur erdhi Reja, kemi bërë vetëm një gabim”, tha Memushaj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top