You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kishte shkuar si tifoz dhe largoi portierin e dobët, në botë çuditen me rastin e dikurshëm të Shqipërisë

Kishte shkuar si tifoz dhe largoi portierin e dobët, në botë çuditen me rastin e dikurshëm të Shqipërisë

Në kohët e mëparshme, atëherë kur futbolli njihej pak në vendin tonë dhe nuk kishte të njëjtën rëndësi si në ditën e sotme, historitë që na vijnë janë nga më të veçantat. Shpeshherë imagjinata kalohet, pasi flisnim për hapat e parë të hedhur nga ana jonë.

Një prej mediave që ndjek nga afër situata të ndryshme dhe të veçanta, të filmuara dhe xhiruara me video, ka pasur në qendër të vëmendjes Shqipërinë. Më saktësisht ka qenë në qytetin e Shkodrës, në fushën e futbollit “Reshat Rusi”, atje ku është luajtur dhe ndeshja e parë e Kombëtares.

I pranishmi që ka dhënë dhe një intervistë për median në fjalë, tifoz i thjeshtë, ka treguar historinë e veçantë të portierit të dikurshëm që ka pasur Shqipëria, që të linte pa fjalë. “Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Austro-Hungarisë. Dodë Tahiri ishte tifoz i thjeshtë dhe po shikonte ndeshjen. Portieri i Shqipërisë nuk po paraqitej mirë dhe Doda i thotë të largohet, sepse donte të vihej në vendin e tij. Është bërë portier që nga ai moment i Shqipërisë dhe ka qendruar për 5 vite me Kombëtaren”, ka thënë tifozi në fjalë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top